Transmetuar më 10-05-2016, 20:43

Arben Frroku, i dënuar përjetë për vrasjen e ish-kryekomisar Dritan Lamaj, është lënë në masën e arrestit në burg 40 ditor nga Gjykata e Amsterdamit në Holandë.
Vendimi është marrë ditën e djeshme nga një trupë gjykuese e kësaj gjykate dhe se ky afat 40 ditor do të mjaftojë për mbërritjen e letërporosisë prej 120 fletësh të autoriteteve shqiptare, të cilat kanë kërkuar ekstradimin e Frrokut në Shqipëri.
Vetëm pak ditë më parë ai u arrestua në Holandë, pasi dyshohej se kishte falsifikuar një pasaportë greke. Bëhet fjalë për pasaportën me emër të rremë Renata Tcepa, nga Korça./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





