
Nëse jeni kuriozë të dini se kush nga miqtë tuaj në “Facebook”, e klikon më shumë profilin tuaj, tani mund ta zbuloni lehtësisht. Po, ekziston një metodë shumë e thjeshtë për ta parë këtë gjë.
Mjafton të shkoni te profili juaj, klikoni me butonin e djathtë të mouseit dhe zgjidhni opsionin “View page source”, shkruan gazeta expres. Pastaj shtypni Ctrl+F. Më pas në kutizën që do dalë në të djathtë lart, shkruani “InitialChatFriendsList”.
Do t’ju dalin disa numra që mund t’iu duken të pakuptimtë. Kopjoni një prej tyre, pa shtesën në fund që mund të jetë (1) ose (2), dhe rikthehuni në profilin tuaj që ta bëni “Paste” në krye, pas adresës www.facebook.com.
Në këtë mënyrë do të zbuloni edhe emrin e mikut tuaj në Facebook që shpesh herë klikon në profilin tuaj për të marrë vesh të rejat tuaja. Sepse pas këtij verimi menjëherë do t’iu dalë profili i personit që ka vizituar profilin tuaj.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





