Transmetuar më 10-05-2016, 17:28

Tiranë, 10 maj 2016, NOA.al – Kreu i opozitës ka reaguar me anë të një statusi në Facebook ka reaguar lidhur me deklaratën e bërë të kryeministrit Rama për reformën në drejtësi në mbyllje të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, ku të pranishëm ishin dhe Ambasadorët e SHBA dhe BE, Lu dhe Vlahutin. Basha akuzon kryeministrin se e do reformën në drejtësi për të shpëtuar kokëdhimët e tij duke kapur drejtësinë dhe të mbajë mbi ligjin klikën e tij te oligarkëve.

“Sot e tha me zë dhe figurë pse e donte reformën në drejtësi Rama, që të shpëtonte Kokëdhimën e kokëdhimët e tjerë. Sakaq kërcënoi gjyqtarët që nuk e hëngrën presionin e tij për të mbrojtur Koçon. Ky ka qenë dhe ky është koncepti i tij për reformën: Të kapë drejtësinë, të mbajë mbi ligjin klikën e tij të oligarkëve alla koço dhe kriminelëve alla shullaz, të marrë hak ndaj gjyqtareve që guxojnë të ndëshkojnë për abuzime flagrante miqtë e tij, siç beri sot me gjyqtarët e Kushtetueses të cilët i kërcënoi hapur sepse zbatuan ligjin, sepse mbrojtën paratë e publikut”, shkruan Basha.

Më tej ai shtoi se, “Reforma "Rama" për kapjen e drejtësisë ka dështuar përballë vizionit demokratik të opozitës dhe angazhimit serioz të SHBA, BE dhe Komisionit të Venecias. Reforma Rama për kapjen e drejtësisë nuk ka më asnjë shans. Kredibilitetin për të çuar në fund reformën në drejtësi që nuk mbron por ndëshkon korrupsionin e ka PD në bashkëpunim me partneret ndërkombëtare.‪#‎Shqipëria më mirë pa Ramën”.​

Më herët në komentin e tij të parë një ditë pasi Gjykata Kushtetuese i hoqi mandatin e deputetit Koço Kokëdhimës, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar këtë vendim një arsye më shumë për një reformë reale në sistemin e drejtësisë.

“Unë nuk komentoj vendimet e Gjykatave. Thjesht nënvizoj që në këndvështrimin tim ai vendim është një arsye më shumë për mua dhe për ne të bëjmë një reformë të drejtë reale në sistemin e drejtësisë”./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd