Transmetuar më 10-05-2016, 16:55

Mbrojtësi gjerman i Borussia Dortmund, Mats Hummels, do te bashkohet me Bayern Munich, kampion i Gjermanisë, me të cilin ka nënshkruar një kontrate për 5 vjet deri në 30 qershor 2021, bëhet e ditur të martën nga të dyja klubet.

Sipas mediave, shifra e transfertes së 27 vjeçarit është rreth 35 milionë euro, por të dy klubet nuk kanë dhënë detaje financiare për këtë transfero, shkruan Kosovapress.

“Mats është një prej mbrojtësve qendror më të mirë në botë. Me të ne do të përforcojmë edhe më shumë ekipin”, tha presidenti i Bayern, Karl-Heinz Rummenigge, i cituar nëpërmjet një njoftimi zyrtar.

Lojtari, i përgatitur tek Bayern Munich, ka luajtur për Borussia Dortmund që nga 2007.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd