






Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora ka hequr dorë dhe nuk do të marrë pjesë në X Factor këtë vit.
25-vjeçarja është anëtarja e tretë e jurisë, që u largua nga paneli, pas Cheryl Cole dhe Nick Gremshaw.
Edhe përse ajo nuk do të qëndrojë në X Factor, Rita shprehet se kjo nuk do të ndikojë aspak me Simon Cowell.
Ajo sërish do të jetë mikja e tij, dhe sipas një statusi në “Twitter” këngëtarja mezi pret që të punojë sërish me Simon.
Ky vendim do të thotë se në këtë talent show do të kthehet vetëm Simon Cowell nga juria që ishte vitin e kaluar.
25 vjeçarja ka marrë këtë vendim pasi ka angazhime në karrierën e saj muzikore si dhe do të marrë pjesë në filmin e dytë, “Fifty Shades of Grey”.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





