
Tiranë, NOA.al – Vendi ynë nesër do të dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të vijnë duke u shtuar gjatë orëve të mesditës duke rrezikuar shira të përkohshëm, në ekstremin verior.
Parashikohet që dhe pasditja të mbetet në ndikimin e vranësirave dhe shirave të dobët në zonat malore verilindore dhe juglindore ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të paraqitet moti për zonat e ulta dhe bregdetare. Gjatë natës do të ketë shtim të vranësirave dhe shirave në të gjithë vendin.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në të dy vlerat ekstremale të ditës, më e ndjeshme kjo në vlerat minimale. Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 25 km/h nga drejtimi jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.
Europa
Një sistem i fuqishëm vranësirash do të gjenerojë shira me intensitet të lartë si edhe stuhi të forta ere për Italinë veriore si edhe vendet perëndimore, më problematike situata do të paraqitet në Francë dhe Austri ku shirat do të jenë intensive.
Po ashtu, me rrebeshe shiu do të jetë situata meteorologjike për një pjesë të gadishullit të Ballkanit ku nuk përjashtohet edhe mundësia për breshër. Ndërsa, moti i kthjellët dhe temperatura relativisht të larta do të jetë prezent për Europën Lindore, gadishullin Iberik, ishujt britanike si edhe vendet Skandinave./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





