






Alba Parietti prej vitesh është një prej figurave më seksi të televizionit italian, qoftë si aktore edhe si prezantuese. Pak ditë pas përfundimit të lidhjes sentimentale me Christopher Lambert, Alba ka treguar detaje rreth saj.
“E di, duhet të kishte ndodhur më parë. Thjesht kuptuan se nuk do ecte më, ishte thjesht mendimi i ngelur shumë vite më parë që u rizgjua. Ai më ka dhuruar katër muaj plot emocione dhe argëtim. Ai është tip që tërheq, përdor fjalë joshëse thotë të dua dhe që do të martohet me ty. E kam bërë para 20 vitesh dhe e bëra sërish. Por tashmë e pashë historinë me më shumë qartësi. Mendoj se kam nevojë më shumë për dikë që të më ngjajë vërtetë”, tha aktorja e ftuar në “Domenica In”. Ajo shtoi gjithashtu se do mbeten sërish miq të mirë.
“Kam qenë skllave e seksit, sidomos në rini. Më ka kushtëzuar gjithmonë. Por tashmë e praktikoj në mënyrën e duhur dhe jam liruar”, deklaroi aktorja, duke treguar detaje nga jeta e saj intime./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





