Transmetuar më 10-05-2016, 14:38

Një i afërm i të riut korçar të gjetur pa kokë në Greqi, reagon mbi krimin tronditës, ku Bledar Terpollari u ekzekutua dhe ju pre koka.

Ilirjan Terpollari, i afërm i 25- vjeçarit i cili u gjet stallën e një fermeri në Potamia, bashkia Suliu e Thesprotisë të rajonit të Igumenicës, paraditen e së hënës, e cilëson si një krim që kalon çdo kufi të njerëzores.

Në një postim të bërë prej tij në Facebook, ai shkruan: “Nuk mund të rrimë pa shkruar për një ngjarje të rëndë! Ndarjen nga jeta të njeriut tonë Bledar Terpollari në aktin më të pashembullt të çdo shoqërie të civilizuar! Në atë që kalon çdo kufi njerëzor e bën gjynah dhe në Zot ! Ju shprehim ngushëllime familjarëve dhe të afërmve të tij në këtë ditë të vështirë për ta dhe shpresojmë në daljen përpara drejtësisë sa më shpejt të autorëve të ngjarjes çnjerëzore! U prefsh në paqe Bledi! Zoti të bëftë ndër banoret e parajsës pasi ti e tregove edhe një herë veten kush je përpara mizorëve që nuk kursyen asgjë ndaj teje! Amin!”

Bledar Terpollari mendohet të jetë qëlluar me armë gjuetie, ndërsa më pas i është prerë koka, e cila nuk është gjetur ende.

Nga ekspertiza e kryer në trupin e kufomës, dyshohet që të jetë vrarë të dielën mbrëma, ku mendohet se ndjekur derisa ka hyrë për gjumë dhe është zënë duke fjetur në shtëpizën ku jetonte, jo larg stallës dhe është vrarë aty, duke iu prerë koka. Më tej është transportuar duke u hedhur brenda stallës ku edhe u gjet.

Autorët e kanë marrë kokën e të ndjerit me vete, ndërsa nuk janë gjetur gjurmë gjaku në vendin ku u gjet viktima./a.y/noa.al

Del pamja e shqiptarit të vrarë në Greqi, trupi pa kokë

Frikë në Greqi, gjendet trupi por jo koka, e të riut nga Korça

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd