Transmetuar më 10-05-2016, 14:25

“Aq i mirë sa të lëpihen gishtat”. Është kjo motoja e manikyrit të ri të menduar nga Kentucky Fried Chicken (Kfc), rrjeti amerikan i fast food, i cili sapo ka nxjerr në shitje një manikyr për thonjtë me shije pule, me dy ngjyra të ndryshme, një me tonalitet portokalli, “Hot and spicy” dhe tjetra me ngjyrë mishi “Original”, shkruan noa.al.

“Për ta përdorur mjafton ta aplikoni, ta thani si një manikyr normal dhe pastaj ta lëpini”, thuhet në udhëzim.

I krijuar nga kompania publicitare “Ogilvy& Mather”, momentalisht për ta provuar manikyrin me shije pule duhet udhëtuar deri në Hong Kong, i vetmi qytet në botë ku ky manikyr ka dalë në shitje./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd