



Ish- futbollisti i Milanit dhe Barcelonës, Rivaldo, bën një apel ndaj kujtdo që ka në plan të shkojë në Brazil për Olimpiadën e 2016.
Në profilin e tij në Instagram ai publikoi ditën e djeshme fotografinë e një vajze të re duke shokuar fansat.
Bashkëngjitur saj shkruan, “Këshilloj gjithë ata që duan të vijnë në Brazil për Olimpiadën, të qëndrojnë në vendin e tyre, pasi këtu rrezikojnë jetën”.
Fotografia është e një 17- vjeçare e cila është vrarë në Rio de Janeiro, shkruan noa.al.
Më tej ai shton, “Këtë mëngjes banditët vranë këtë vajzë. Gjërat më të shëmtuara ndodhin gjithnjë në Brazil. Për të mos folur për spitalet publike që nuk janë në gjendje të ofrojnë asistencën e nevojshme dhe për kaosin e lidhur m situatën politike. Vetëm Zoti mund ta rregullojë situatën në Brazilin tonë”./a.y/noa.al
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





