
Tiranë, 10 maj 2016, NOA.al – Prokuroria e Përgjithshme, në kuadër të zbatimit konkret për ligjin e dekriminalizimit, ka nisur punën me një çështje të rëndësishme, atë të kreut të Bashkisë së Kavajës, Elvis Rroshi.
Ky i fundit akuzohet nga opozita se ka qenë i dënuar më parë dhe duhet të jetë i pari që duhet të lërë detyrën në kuadër të zbatimit të ligjit për dekriminalizimin.
Në këtë mënyrë, Prokuroria e Përgjithshme ka kërkuar informacion nga KQZ-ja, e cila, sipas ligjit po grumbullon formularët e deklarimit për funksionarët dhe zyrtarët e lartë shtetërorë.
Burime të prokurorisë, bëjnë të ditura se të dhënat e dorëzuara nga Elvis Rroshi kanë nevojë për verifikim. Përmes një njoftimi për shtyp, organi më i lartë i akuzës në vend, thekson se “mirëpresim informacione nga qytetarët dhe institucionet në lidhje me ligjin e dekriminalizimit.
“Javës tjetër do të kemi një tjetër takim me KQZ-në për koordinim, por edhe me organe të tjera shtetërore”, – thuhet në njoftim.
Dy ditë më parë u publikua formulari i dekriminalizimit të plotësuar nga kreu i Bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi, i cili deklaronte se ishte arrestuar dhe më pas dëbuar nga Mynihu, por nuk shprehej për arsyet, duke shënuar se "nuk i mbante mend". Por më pas Roshi reagoi duke pohuar se arsyeja ishin dokumentet false. Dekriminalizimi, zbulohet formulari i vetëdeklarimit të Elvis Roshit |FOTO
Mungesa në vetëdeklarim, kryebashkiaku i Kavajës flet për ndalimin në Gjermani
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





