Transmetuar më 10-05-2016, 08:59

Dëshmia e një biznesmeni duralumini nga Lushnja mësohet të jetë përdorur në gjyqin e Apelit nga Prokuroria e Apelit për Krime të Rënda,duke bindur gjykatën që të lerë në burg Emiljano Shullazin, djalin e xhaxhait të tij, Blerim Shullazi dhe Gilmando Danin. Bëhet fjalë për një biznesmen që në 25 janar 2016, i shpërtheu në biznes një sasi e vogël tritoli.

Prokurorët kanë përdorur një material të tërhequr nga prokuroria e Lushnjës, dhe më konkretisht dëshminë e biznesmenit Adriatik Kërçuku, të cilën e kanë përdorur si provë të re kundër Shullazit dhe dy personave të tjerë të arrestuar.

Nisur nga ky element i ri, ata kanë kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest në burg”, masë kjo që është pranuar në fund të seancës gjyqësore nga Gjykata e Apelit për Krime të Rënda.

Kërçuku, rezulton të ketë depozituar një dëshmi në komisaritin e Lushnjës dhe më pas në Drejtorinë e Policisë së Fierit, ku tregonte se në muajin Janar 2016 është telefonuar nga një numër i panjohur duke i kërkuar takim, por ai i është përgjigjur se s’mund të takoheshin pasi atë ditë ndodhej në Durrës.

Sipas dëshmisë së biznesmenit të aluminit, telefonata e panjohur është kryer pas vizitës që katër djem të panjohur kanë kryer në biznesin e tij në autostradë, afër Lushnjës.

Në dëshminë që biznesmeni Adriatik Kërçuku ka dhënë në policinë e Lushnjës dhe më pas në atë të Fierit, ai pretendon se është pronar i një pike shërbimi alumini.

Më tej në dëshminë e tij ai shton se tek njësia e shërbimit, kanë shkuar katër djem me një automjet BMW të zezë, me targat të identifikuara dhe janë prezantuar tek punëtori i tij Mili Dervishi, duke i kërkuar takim me pronarin e biznesit Adriatik Kërçuku.

Më tej biznesmeni ka shtuar se nuk e kanë takuar, por thekson se njëri prej tyre është prezantuar tek punëtori i tij, se ishte Emiljano Shullazi. Këtë gjë ai sqaron se e ka të dëgjuar nga punëtori Mili Dervishi, ndërkohë që vetë ai nuk ka asnjë njohje dhe se ka takuar ndonjëherë Emiljano Shullazin, shkruan shqiptarja.com.

Pavarësisht kësaj, biznesmeni në dëshminë e tij ka shtuar se pas disa ditësh ka marrë një telefonatë të panjohur, dhe personi që i telefonoi i kërkoi takim. Biznesmeni i është përgjigjur se nuk ishte i gatshëm për takim pasi atë ditë ndodhej në Durrës dhe jo në Lushnjë.

Basha: Rama dhe Tahiri në këmbë që Shullazi të mos flasë

Krimet e Rënda lënë në qeli Shullazin, caktohet masa “arrest me burg”

Shullazi kërcënoi Dhori Kulen, kamerat e hotelit e filmuan

Qafa: Shullazi nuk kërcënoi biznesmenin, kërkoi të zgjidhin çështjen

Berisha: Prona të tjera të perandorisë qeveritare të krimit Shullazi

Zbardhet dëshmia e biznesmenit, “Te lokali të pret Shullazi, po nuk erdhe…”

Si iu dha hoteli “për mirënjohje” Shullazit

Patozi: Shullazi do të lirohet për “mungesë provash”

Si iu dhurua Shullazit 749 m2 truall, Biznesmeni: Ja si u kërcënova

Ristani: Prova se Shullazi ngriti perandori krimi, të mos ndërhyhet në hetim

Kërcënimi nga Shullazi: Koni u kërcënua, informuam strukturat shtetërore

Biznesmeni tregon pse u kërcënua me jetë nga Shullazi

“Si kaloi “Vollga” në pronësi të Emiljano Shullazit” |FOTO

Alibeaj: Arrestimi i Shullazit e bën ministrin të flasë përçart

“Shullazi”, Tahiri: S’është ndërhyrë në zgjedhjet universitare, qentë le të lehin

PD: Koni u kërcënua me jetën e djalit, për ti hapur rrugën kapjes së Universitetit

Arrestimi i Shullazit, Basha: Rama kërkon ta caktojë edhe shef të botës akademike

Kanosnin biznesmenët, arrestohet Emiljano Shullazi dhe dy shokët e tij

Zbardhet dëshmia e Emiljano Shullazit në polici

Berisha e denoncon se kërcënoi profesorin, shoqërohet në polici Shullazi

Berisha: Emiljano Shullazi përcakton Rektorët në Tiranë

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd