
Elbasan, 10 maj 2016, NOA.al- Një person i shpallur në kërkim është vënë në prangat e policisë së Qafë Thanës, i dyshuar si bashkëpunëtor i grupit të vrasësve me pagesë i drejtuar nga Admir Tafili.
Klajdi Shermadhi 25 vjeç, me banim në Elbasan u ndalua mbrëmjen e djeshme nga Policia Kufitare e Qafë Thanës, në tentativë për t’u larguar nga Shqipëria.
Ndalimi i tij, u bë në bazë të urdhrit të Prokurorisë të Krimeve të Rënda, të datës 2 shkurt, pasi Gjykata e Krimeve të Rënda në Tiranë, ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”, i dyshuar për veprën penale “Sigurimi i kushteve dhe i mjeteve materiale për të kryer vrasje”.
Admir Tafili, Kristi Pine, Ardian Ozuni, Alfred Qefalia dhe Klajdi Shermadhi, në bashkëpunim midis tyre akuzohen se kanë kryer veprën penale të “Vrasjes me paramendim, mbetur në tentativë” të shtetasit Edmond Çakmashi, ngjarje e ndodhur në 5 nëntor 2013.
Klajdi Shermadhi, akuzohet për “Vrasje me paramendim kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë”, “Prodhimit dhe mbajtjes pa lejë të armëve luftarake dhe municionit”./a.y/noa.al/
Banda e Tafilit, Kristi Pine: Më ofruan 50 mijë euro për ekzekutimin e Lilës
Prokuroria dërgon për gjykim bandën e vrasjeve të udhëhequr nga Admir Tafilaj
Policia flet për grupin e vrasësve me pagesë, drejtohej nga Admir Tafili
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





