Transmetuar më 09-05-2016, 22:38

Kreu i bektashinjve shqiptarë, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, është nisur në një takim 2-ditor në Selinë e Shenjtë në Vatikan, ku do të takohet edhe me Papa Françeskun.
Vizita historike ka për qëllim të forcojë më tej dialogun ndërfetar në një kohë që bota po përballet me sulme terroriste në emër të fesë.
Ky është takimi i parë i Atit të Shenjtë me një lider të komuniteteve fetare të Shqipërisë në Romë./noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





