Transmetuar më 09-05-2016, 21:33




Një 24-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës. Në pranga ka përfunduar Armando Begolli nga Devolli. I riu është vënë në pranga pas një hetimi dy mujor. Sipas policisë Begolli trafikonte armë zjarri drejt shtetit grek.
Në momentin e arrestimit 24-vjeçarit iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale: 1 kallashnikov model 56, si edhe 30 copë fishekë të kalibrit 7.62 mm.
Armën e zjarrit dhe municionet ky shtetas, i zotëronte pa lejen e organeve kompetente. I riu do të dalë para gjykatës me akuzën e trafikimit të armëve./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





