
Redian Denizi
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në rajonin Trebaseleghe, afër Treviso, i akuzuar për trafik droge.
Në pranga ka rënë Redian Denizi, raporton noa.al, duke cituar burime zyrtare nga policia italiane.
I riu shqiptar akuzohet se kishte modifikuar makinën e tij për të fshehur lëndën narkotike. Malli që i dyshuari shiste ishte i cilësisë më të lartë.
Kanë qenë vetë banorët e zonës që kanë raportuar në polici për lëvizjet e dyshimta të 34-vjeçarit shqiptar. Ai dyshohet se ishte një nga shpërndarësit më të mëdhenj në zonë.
Policët italianë u veshën civilë dhe me skemën e infiltrimit kërkuan të merrnin kokainë tek shqiptari. Rediani iu doli policëve me 300 gramë kokainë.
Policia tha se ka nisur edhe kontrollin e telefonit të tij, për të parë të gjitha thirrjet hyrëse dhe dalëse për të zbuluar fijet e grupit trafikant./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





