Transmetuar më 09-05-2016, 18:39

Faqja italiane “Skyscanner” sugjeron që përgjatë vitit 2016 të zbuloni destinacione të pazakonta, që ndoshta nuk keni dëgjuar kurrë më parë për to. Kjo faqe rendit 30 qytete evropiane, midis të cilëve edhe qytetin e Beratit, i cili renditet si qyteti i dytë që duhet vizituar dhe nuk është çudi, pasi edhe më parë qyteti i Beratit është përfshirë në të tilla guida evropiane.

Berati është një qytet që vizitohet në çdo stinë të vitit nga vizitor vendas dhe të huaj. Pamja interesante dhe e veçantë e qytetit, vlerat kulturore dhe historike të tij, mikpritja dhe gastronomia, janë vlera të patjetërsueshme të këtij qyteti. Midis qyteteve të tjera bën pjesë edhe Kotori në Malin e Zi, që konsiderohet si qyteti i “magjisë”.

30 qytetet evropiane të pazakonta për t’u zbuluar

Nga perëndimi në lindje, nga veriu në jug, Evropa nuk ndalet kurrë së na befasuari. Nëse keni qenë në të gjithë qytetet e famshme, ose në ato të sugjeruara më parë, dhe keni nevojë të zbuloni destinacione të pazakonta, por të bukura, ju këshillojmë të nxitoni përpara se të mbushen me turistë!

Mure të fortifikuara me fytyrë nga një det i bukur, pallate antike, muzeume me pararojë, jeta e natës, pamje kartoline: ja 30 qytete të mahnitshme të përhapura për Evropën që do t’ju dhurojnë shumë emocione dhe akoma më shumë surpriza!

Riga – Letoni

Berati – Shqipëri

Parma – Itali

Breslavia – Poloni

Nida – Lituani

Kotor – Mali Zi

Pirano – Slovenia

Tallinn – Estonia

Vietri sul mare – Italia

Mostar – Bosnia

Banska bystrica – Slovacchia

Ronda – Spagna

Trani – Italia

Bergen – Norvegia

Aarhus – Danimarca

Leida – Holanda

Dinant – Belgio

Taormina – Italia

Eguisheim – Francia

Basilea – Svizzera

Gyor – Ungheria

Pola – Croazia

Bacharach – Germania

Kromeriz – Repubblica Ceca

Iasi – Romania

Coimbra – Portogallo

Cork – Irlanda

Bonifacio – Corsica (Francia)

Bath – Inghilterra

Galaxidi – Grecia