
Korçë, 9 maj 2016, NOA.al – Një aksident me pasojë dy të plagosur ka ndodhur rreth orës 15:30 minuta në Korçë.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur pranë zonës së unazës së qytetit juglindor, ku automjeti tip Volsvagen me targa AA 423 HF ka përplasur një shtetas me biçikletë i cili ishte duke ecur në rrugë dhe më pas edhe një autobot të parkuar në rrugë.
Si pasojë kanë mbetur të plagosur drejtuesi i mjetit Endri Ashimi rreth 31 vjeç nga fshati Cangonj, dhe i biçikletës J. Mankolli rreth 35 vjeç, banues në Korçë, të cilët janë dërguar në spital për të marrë dhe ndihmën e nevojshme mjekësore.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes ka nisur punën për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





