Transmetuar më 09-05-2016, 15:39

Real Madridi ka vendosur ta shesë Karim Benzeman, për të arritur te Robert Lewandowski.

Ky është lajmi që është botuar sot në gazetën britanike “Daily Star”, e cila shprehet e bindur për këtë vendim të “Los Blancos”.

Edhe pse ka kontratë deri më 2019, Reali ka vendosur ta largojë Benzeman, pasi drejtuesit e klubit nuk janë të kënaqur me paraqitjet e francezit këtë sezon, sidomos pas lëndimeve të shumta”.

E pas shitjes së Benzema, Reali do të marrë Robert Leëandoëskin, i cili ka statistika më të mira se francezi te Bayerni i Munichut. Sulmuesi polak ka shënuar 41 gola kampional, ndërsa Benzema ka 28.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd