
Gji në publik? Disa njerëz kanë gjetur këtë praktikë absolutisht natyrore, por menaxherët e një lokali në provincën Imperia, Itali besojnë se ajo është një mungesë serioziteti dhe respekti.
Protagoniste e tregimit është një grua 30-vjeçe, e cila kohët e fundit kishte vendosur të ushqente me gji të birin 10-muajsh në një bar në qytetin Ligurian. Ajo çfarë ajo po bënte ishte konsideruar si diçka e pahijshme në sytë e klientëve të tjerë.
“Je një e paedukatë. Kjo është një gjë e pahijshme në sy të klientëve. Këtu je në lokal dhe jo te kopshti i gjyshërve të fëmijës”, mu drejtua pronarja e lokalit tha gruaja, e cila më pas tregon se erdhi bashkëshorti i pronares i cili e ftoi të mblidhte gjërat dhe të largohesh nga aty.
Gruaja, këmbënguli se ajo ishte thjeshtë duke i dhënë gji të birit të saj, si një mënyrë proteste në të cilën kanë marrë pjesë një grup nënash të reja, të gjitha me qëllim për të parë reagimin e njerëzve në një ambient publik se si do reagonin për këtë shfaqje.
Më tej ajo shprehet se nuk kishte asnjë interes për të denoncuar këtë çift bashkëshortësh, mbi të gjitha sepse në Itali nuk ka asnjë ligj që u jep të drejtë, mbron apo ndëshkon nënat që ju japin gji në vende publike fëmijëve të tyre./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





