Transmetuar më 09-05-2016, 13:58

Bashkia e Tiranës që në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë nisur punën në zonën e Petrelës për të garantuar ndriçimin edhe në rrugët e kësaj zone rurale.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, nëpërmjet një komenti në rrjetin social Facebook, thotë se puna e bashkisë vazhdon në çdo zonë të Tiranës dhe jo vetëm në qendrën e saj, për të garantuar kështu shërbim të njëjtë për çdo qytetar.

“Që pa gdhirë në Petrelë. Që Petrela të ketë çdo shërbim që ka dhe qendra e Tiranës. ‪Bashkia 24/7. Javë të mbarë!”, shkruan Veliaj./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd