
Merrni teleskopët dhe dylbitë e pajisura me mbrojtje të mjaftueshme filtri dhe përgatituni për të shijuar ngjarjen astronomike e vitit.
Më 9 maj, planeti i Mërkurit do të bëjë një kalim shumë të veçantë para Dielli, hera e fundit që italianet e kanë admiruar këtë bukuri ka qenë 13 vjet më parë.
Ai do të jetë disa orë në dispozicion për tu parë, e cila do të duket si një pikë e vogël. Kjo pamje në Itali do të vijë rreth orës13:12 të mesditës, por udhëtimi i Mërkurit përballë Diellit do të ndodhë ndjeshëm pas perëndimit të Diellit, kjo do të jetë edhe arsyeja pse në mbrëmje do të jetë edhe më i dukshëm ky spektakël.
Mërkuri është një planet i vogël, për këtë arsye kjo dukuri nuk është e dukshme me sy të lirë, por ka nevojë për disa mjete ndihmëse. Në qoftë se ju dëshironi të mos humbisni këtë spektakël interesant, mos harroni se filtri është i nevojshëm për të parandaluar dëmtimin e syve.
Kjo dukuri natyrore do të shihet nga shumica e Evropës Perëndimore dhe bregu perëndimor i Afrikës, si dhe nga shumica e kontinentit amerikan. Australia dhe Azia Lindore do të duhet të vendosen për vetëm një pamje e pjesshme./b.l/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





