
Të gjithë kërkojmë që fytyra jonë të duket sa më e bukur, pastër dhe e shëndetshme. Ndonjëherë kjo gjë na duket e vështirë, edhe pse po të ndjekim çdo ditë këto të tre hapa të thjeshtë që do parashtrojmë më poshtë çdo gjë është e mundur. Vetëm disa minuta në mbrëmje, çdo mbrëmje dhe pas disa ditësh, do ta shohësh fytyrën të bukur dhe të buzëqeshur.
Pastrimi
Laje fytyrën mirë me produktin e tipit të lëkurës. Më pas vendos pak ujë në zjarr dhe lërë të vlojë. Hidh mbi të kamomil (filter ose çaj organik) dhe bëj një avull për 5-7 minuta duke qëndruar sipër enës. Në fund fshije fytyrën me peshqir të butë. Në këtë moment, poret janë të hapura dhe pikat e zeza mund të pastrohen me një garzë të pastër.
Scrub
Për të përgatitur një skrab/pastrues natyror në shtëpi, duhet të përziesh një esfoliant natyror (kripë, sheqer, miell tërshëre) me një vaj të përshtatshëm për llojin e lëkurës dhe pak mjaltë. Me përzierjen e përftuar, masazho fytyrën butësisht rreth 5 minuta. Scrub-et, edhe kur janë natyrore, nuk duhet të bëhen shpesh dhe në çdo rast nuk duhet t’i aplikosh rreth syve apo rreth buzëve.
Krem hidratant
Pas avullit dhe scrub-it, fytyra është gati për një maskë ushqyese ose për një krem hidratant sipas tipit të lëkurës. Zakonisht për lëkurat e ndjeshme dhe të thata këshillohet maska me kos. Një lugë kos përzieje me një patate të zier dhe të shtypur. Aplikojeni në fytyrë dhe qafë dhe mbajeni për 15-20 minuta. Shpëlaje me ujë të ngrohtë duke përdorur një sfungjer të butë.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





