Transmetuar më 09-05-2016, 08:58

Tiranë, 9 maj 2016, NOA.al- Një person është ndaluar nga policia e kryeqytetit, lidhur me plagosjen me thikë të ndodhur mesditën e së dielës në Tiranë.

I ndaluari është 20- vjeçari Franc Barçi me banim në kryeqytet, ndërsa krahas tij është shpallur në kërkim K.H., 24 vjeç.

Dy të rinjtë pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me thikë në bark 22- vjeçarin K. F., 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ndodhi në rrugën “Nikolla Jorga”, mbrapa ish- Ekspozitës në një lokal bastesh, ku paraprakisht mendohet pas një konflikti për skuadrat e njëjta të vendosura në skedinë nga i dëmtuari dhe të dyshuarit.

Lidhur me këtë ngjarje materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”./a.y/noa.al Zbulohet motivi i sherrit me thika në Tiranë, ku mbeti i plagosur një person Plagoset me thikë një djalë i ri në Tiranë

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd