Transmetuar më 08-05-2016, 18:13

Disa femra në moshë të re, janë zhveshur thuajse lakuriq në plazhin e Currilave në qytetin e Durrësit ditën e sotme, duke habitur shumë njerëz që gjendeshin aty dhe kalimtarë.

Portali lokal DurrësLajm publikoi disa foto që i gjeni më poshtë, ku shihen vajzat topless, me gjinjtë e zhveshur.

Në mes të plazhit, këto vajza kanë tërhequr vëmendjen e shumë qytetarëve.

Plazhi i Currilave është i frekuentuar nga shumë durrsakë dhe krahas vajzave topless kishte edhe shumë qytetarë me fëmijët e tyre, që kishin dalë për të shijuar këtë ditë të ngrohtë.

Ligjet shqiptare ndalojnë rreptësisht zhveshjen e pjesëve intime në publik. Kjo konsiderohet vepër penale dhe dënohet me gjobë deri heqje të lirisë me burgim.

Neni 274, “Prishja e qetësisë publike”, sanksionon mes të tjerash se “…çdo lloj tjetër sjelljeje të papëlqyeshme, në rrugë, sheshe e vende publike, që cenojnë dukshëm qetësinë e moralin…, përbëjnë kundërvajtje penale dhe dënohen me gjobë ose me burgim gjer në dy vjet”. /noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd