








Namibia ndodhet në Afrikën jugore me dalje në Oqeanin Atlantik (pjesën jugore), në mes të Angolës dhe Afrikës së Jugut.
Sipërfaqja e përgjithshme e Namibisë është 825,418 km2 (28 herë e diçka ma e madhe se Shqipëria) dhe shtrihet rreth koordinatave gjeografike.
Namibia ka një vijë bregdetare 1,572 km të gjatë dhe vijë kufitare 3,936 km që e ndanë atë nga Angola 1,376 km, Botsuana 1,360 km, Afrika e Jugut 967 km dhe Zambia 233 km.
Klima në Namibi është e lloj llojshme nga ajo shkretirore e nxehtë deri në pjesët ku mbanë lagështi.
Relievi i Namibisë përbëhet kryesisht nga rrafshnaltat, përgjatë bregdetit gjendet shkretëtira e Namibisë dhe në lindje shkretëtira Kalahari. Pika më e ultë e relievit 0 m është përgjatë bregdetit në oqeanini Atlantik dhe ajo më e larta në lartësi mbidetare prej 2,606 metrave në Konigstein.
Ju paraqesim disa fotografi, që tregojnë madhështinë dhe bukurinë e kësaj shkretëtire.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





