Transmetuar më 08-05-2016, 11:40

Moderatori i emisionit televiziv “Zonë e lirë” ka treguar arsyet sipas tij të vërteta se përse ai i puth femrat në buzë në emisionin e tij. I ftuar në Elite Zone, Çani ka folur “pa doreza” duke treguar arsyen e këtij "zakoni".

Ai pohon se e bën këtë veprim pak për show e pak për të shijuar puthjet e femrave të ftuara në emisionin e tij. Kurse shton se do ta bënte këtë gjë sa herë të kishte mundësi.

Gjithashtu, i pyetur se si reagon bashkëshortja e tij për këtë gjë, ai shprehet se asaj i pëlqen shumë kjo gjë. Video më poshtë tregon të gjithë përgjigjen e Çanit.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd