Transmetuar më 08-05-2016, 09:43

Durrës, 8 maj 2016, NOA.al- Dy persona janë arrestuar në flagrancë nga policia kufitare e Durrësit pasi janë kapur me 5.5 kilogramë lëndë narkotike.

Burime policore bëjnë me dije se në pranga janë vënë Bledar Çapani 46 vjeç dhe Lorand Dhëmbi 49 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Arrestimi i tyre u bë pasi, në pikën e kontrollit të automjeteve në vijën e dytë, në portin e Durrësit, në mjetin tip Benz furgon me targa AA 517 DD, me drejtues Lorand Dhëmbi dhe shoferin tjetër Bledar Çapani u gjetën dhe sekuestruan rreth 5.5 kg lëndë narkotike e llojin heroinë.

Lidhur me rastin materialet i kaluan Prokurorisë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”./b.l/noa.al/

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd