
Instituti i Sigurimeve ka publikuar “on-line” formularin për t’u plotësuar dhe dokumentet që duhen dorëzuar për të përfituar pensionin e pleqërisë. Në këtë kërkesë personi ftohet të vendosë për llojin e pensionit që kërkon të aplikojë, të specifikojë moshën, vitet e punës si dhe ku kërkon ta tërheqë pensionin, në postë apo bankë. Ndërkohë në formularët e pensionit të pleqërisë ju mund të aplikoni edhe për 2 kompensimet e energjisë që janë përkatësisht 648 dhe 640 lekë të reja. Sipas ligjit të ri, pensioni mujor i pleqërisë përbehet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë.
Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit që ka realizuar çdokush me periudhën e sigurimit të kërkuar në ligj, ndërsa ky raport do të shumëzohet me pensionin social. Pensioni mujor i pleqërisë përbëhet nga një shumë bazë dhe nga një shtesë. Shuma bazë llogaritet si raport i periudhës së sigurimit, që ka realizuar personi, me periudhën e sigurimit të kërkuar, sipas tabelave të daljes në pension pleqërie, bazuar në moshë dhe vite sigurimi, shumëzuar me bazën mesatare të vlerësuar që personat e siguruar kanë arritur nëpërmjet kontributeve, gjatë gjithë historisë së tij kontributive. Shuma e përgjithshme e pensionit nuk mund të jetë më e vogël se pensioni social.
Baza mesatare e vlerësuar është edhe elementi i formulës që lidhet drejtpërdrejt me kontributet e sigurimeve shoqërore të derdhura, përllogaritja e të cilëve ndryshon për periudhën para dhe pas vitit 1994. Sipas ligjit të ri, kjo bazë llogaritet si raport i shumës së pagave, për të cilat janë paguar kontributet, me periudhën që njihet si periudhë sigurimi. Për periudhën e siguri it nga data 1.1.1994 e në vazhdim, për llogaritjen e bazës së vlerësuar merret shuma e pagave, për të cilat janë paguar kontributet nga data 1.1.1994 deri në fund të periudhës së sigurimit, shkruan gazeta shqiptare. Këto paga do të indeksohen me koeficientin, i cili është përcaktuar tashmë nga qeveria.
Ndërsa për periudhën e sigurimit në institucione dhe ndërmarrje shtetërore para datës 1.1 1994, për llogaritjen e kësaj baze do të merren pagat referuese, të cilat janë të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave e që ndryshojnë sipas llojit dhe kategorisë së punës. ndërkaq ligji saktëson edhe se si do të procedohet me të punësuarit në ish0kooperativat bujqësore, gjatë viteve të komunizmit. Ndryshimet që ka pësuar ligji përcaktojnë se llogaritja e bazës së vlerësuar do të bazohet te paga referuese.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





