




Moderatorja e njohur Arbana Osmani ka udhëtuar në Danimarkë për të festuar ditëlindjen e saj të 33-të. Arbana është nënë e një djali 1-vjeçar, Jonit, dhe është e apasionuar pas gatimit, dhe ka botuar edhe një libër recetash.
Por këtë herë ajo ka mundur të realizojë ëndrrën e shumë njerëzve: të festojë ditëlindjen me tortën e kuzhinierit më të mirë në botë!
Bëhet fjalë për Rene Rexhepin, bashkëpronarin e restorantit ‘Noma’ në Kopenhagen, restorantin më të mirë në botë për disa vite radhazi.
Ai ka përgatitur tortën e ditëlindjes së moderatores, e cila e ka ndarë këtë gëzim me ndjekësit e saj në Instagram, ku ka publikuar foton tortës së mbuluar me çokollatë: ‘Torta ime shumë e veçantë e ditëlindjes, përgatitur nga shefi më i mirë i kuzhinës në botë’, shkruan revista “Anabel”.
Rene është shumë i njohur për gatimet e tij në të gjithë botën; ai jeton dhe punon në Danimarkë, por është me prejardhje shqiptare, pasi i ati është shqiptar nga Maqedonia, ndërsa e ëma daneze.
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





