Transmetuar më 07-05-2016, 22:53

Sa herë që blini banane, bëni mirë që t’i kontrolloni dy herë përpara se t’i konsumoni. Alarmi vjen nga një baba i tmerruar nga New York, i cili zbuloi një fole merimange, në një banane që kishte blerë në supermarket.

Në videon e postuar prej tij në “Liveleak”, ai shkruan: “Bëni mirë që t’i kontrolloni me kujdes bananet përpara se t’i blini”.

Specia e gjetur në frut mbetet e panjohur, megjithatë disa prej komentuesve spekulojnë se mund të jetë “merimanga e bananes”, e njohur ndryshe si “merimanga braziliane”.

Sipas Librit të Rekordeve Guinness, merimanga në fjalë konsiderohet si një ndër më helmueset dhe vdekjeprurëset në botë./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd