Transmetuar më 07-05-2016, 22:37

Bajerni i Mynihut u shpall kampion edhe matematikisht një javë nga fundi i Bundesligës gjermane.

Skuadra e drejtuar nga Guardiola fitoi në transfertë me Ingolstad me rezultatin 2-1. Golat u shënuan që të dy në pjesën e parë të takimit nga Lewandoswski, njëherë nga pika e bardhë e 11-metërshit dhe më vonë nga një asist i Alonsos.

Ky është titulli i 26-të për Bajernin dhe i katërti radhazi, si asnjë skuadër tjetër në Bundesligë. Por sërish ky është një titull që ndoshta do të zbusë, por jo të shuajë polemikat dhe kritikat ndaj Guardiolës pas eleminimit nga Liga e Kampionëve në mesjavë./noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd