Transmetuar më 07-05-2016, 22:16

Një 34-vjeçar italian është arrestuar nga policia, pasi ka përplasur makinën ku po udhëtonte një familje shqiptare.

Aksidenti ka ndodhur në autostradën Bologna-Taranto. Italiani, që drejtonte një automjet tip “Alfa 156”, ka përplasur makinën tip “Mercedes”, me të cilën udhëtonte familja shqiptare.

Dy burra, 33 dhe 34 vjeç si dhe një grua 67 vjeçe (të tre shqiptarë) kanë mbetur të plagosur nga aksidenti, por jashtë rrezikut për jetën.

Megjithëse i ka aksidentuar, 34-vjeçari italian është larguar. Ai është arrestuar nga policia disa kilometra larg vendit të aksidentit. Nga hetimet e para dyshohet se italiani ka qenë nën efektin e alkoolit kur aksidentoi familjen shqiptare./f.g/noa.al/

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd