



Dy vëllezërit janë quajtur “fëmijët e Diellit” dhe rasti i tyre ka habitur të gjithë mjekët e Pakistanit. Shoaib Ahmed e Abdul Rasheed janë të moshës 9 dhe 13 – vjeç. Ata janë fëmijë normalë dhe aktivë si të gjithë fëmijët e tjerë gjatë ditës, por, kur dielli perëndon, ata hyjnë në një gjendje vegjetative, nuk janë të aftë të lëvizin ose të flasin.
Javed Akram, një profesor i mjekësisë në Institutin e Shkencave Mjekësore në Pakistan, tha për Associated Press, se nuk kishte asnjë lloji ideje se çfarë i shkaktonte këto simptoma.
Qeveria po financon kurimin e tyre në Islamabad, ndërsa kampionë të gjakut të tyre u janë dërguar shkencëtarëve të tjerë jashtë vendit për t’i analizuar.
Prindërit i kanë pagëzuar si “fëmijët e Diellit”, pasi besojnë se ata e marrin energjinë nga Dielli gjatë ditës. Por kjo tezë është hedhur poshtë nga mjekët, pasi sipas tyre nuk luan rol. Ata thonë se fëmijët gjatë ditës mund të lëvizin dhe të jenë aktivë edhe në një dhomë të errët ose në një stuhi shiu./f.g/noa.al/
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





