Transmetuar më 07-05-2016, 18:56

Ajo është një modele e suksesshme, por përveç karrierës së saj në pasarelat ndërkombëtare, Emina Cunmulaj ka dhe një familje të shëndetshme.

Kjo është ajo që tregon bukuroshja shqiptare vazhdimisht, teksa publikon në rrjetet sociale foto me të shoqin dhe vajzën.

Ditën e sotme ajo ka publikuar një fotografi nga dasma, ku shihet duke u puthur me bashkëshortin e saj.

Bashkëngjitur fotos ajo shkruan, “Nuk mund ta besoj se ka kaluar thuajse një vit që nga dita që i premtuan njeri tjetrit veten tonë, dhe tani kemi një vajzë të vogël për të na shtuar bekimin”.

Emina solli në jetë vajzën e saj, Ella Faria, më 29 mars si fryt i martesës me milionerin amerikan me prejardhje iraniane Sam Nazarian./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd