Transmetuar më 07-05-2016, 16:17

Fruti i bananes është mjaft provokues, ku shpesh përdoret edhe me nënkuptime seksuale. Por pikërisht kjo gjë duket se nuk pëlqehet shumë në Kinë.

Autoritetet vendase kanë nxjerrë një urdhër të pazakontë, ku kërkohet ndalimi i portaleve online, transmetimi i pamjeve, fotove ose video ku femrat shihet duke konsumuar banane në mënyrë provokuese.

Ky urdhër ka ardhur pas shtimit të videove me përmbajtje jo shumë të përshtatshme, ku duke përdorur bananen femrat simulonin akt seksual./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd