Transmetuar më 07-05-2016, 13:30

Tiranë, 7 maj 2016, NOA.al- Një person i akuzuar për vjedhje banesash dhe i dënuar më parë, është vënë në prangat e policisë së kryeqytetit.

Petrit Aruci, 29 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje dhe armëmbajtje pa leje, u ndalua ditën e djeshme nga efektivët e komisariatit nr.5, pasi dyshohet se më 3 maj ka vjedhur banesat e shtetasve A. H., dhe Sh. Sh.

Gjithashtu është arritur të dokumentohet se Aruçi është autor i disa ngjarjeve të ndodhura në juridiksionin e komisariatit të policisë nr. 5 Tiranë.

Ai akuzohet për vjedhje e mbetur në tentativë e banesës së shtetasit Sh. Sh., ngjarje e ndodhur më 13 janar; Vjedhje e banesës së shtetasit N. S., ngjarje e ndodhur më 24 janar 2015; Vjedhje banese e shtetasit A. C., ngjarje e ndodhur më 3 janar 2015; Vjedhje e lokalit të shtetasit N. Z., ngjarje e ndodhur më 13 shkurt 2016; Vjedhje e banesës së shtetasit K. M., ngjarje e ndodhur më 28 shkurt 2016; Vjedhje e banesës së shtetasit Sh. L., ngjarje e ndodhur më 11 prill 2016.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e Aruçit, janë gjetur një sasi sendesh të vjedhura në banesa si dhe ne ngjarje të tjera në zonën e Kamzës.

Sendet e gjetura dhe të sekuestruara në cilësinë e provës materiale janë një trapan; Një pompë uji zhytëse; një monitor Kompjuteri, HP; Një pompë uji; Një sharë druri elektrike; Një gjenerator; Një matrapik; Një pompë uji; Një kuti metalike me çelësa, të llojeve të ndryshme dhe disa rrota me tel elektrik me ngjyra të ndryshme.

Në ngarkim të tij materialet i kaluan Prokurorisë së Tiranës për veprën penale të “Vjedhjes”./a.y/noa.al

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd