Transmetuar më 07-05-2016, 12:21

Ardi Daullxhiu, i cili njihet si “i mjeri më i famshëm në Shqipëri”, pas pranisë së shpeshtë të tij në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit, është përballur me një dhuratë të majmë.

Mbrëmjen e së premtes i ftuar në emision, ku tregoi se kishte humbur nënën, Ardi tregoi edhe një dhuratë që kishte marrë nga një futbollist i kombëtares.

Ai tha se Odise Roshi, i ka dërguar në llogarinë bankare 1 mijë euro, për të paguar shpenzimet e funeralit të nënës.

Prej disa kohësh Ardi Daullxhiu bëhet pjesë e emisionit të Çanit, duke kërkuar ndihmë për kushtet e vështira ekonomike në të cilat ndodhet. Prej disa kohësh ai ka gjetur edhe grua, me të cilën pret një fëmijë./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd