



Durrës, 7 maj 2016, NOA.al –Dy persona të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane janë arrestuar në Durrës. Në pranga kanë përfunduar Hajri Balla 53 vjeç, dhe 24-vjeçari Fortuz Hajri, të dy banues në Shijak.
Për 53-vjeçarin dhe të riun Hajri, Gjykata e Venecies ka nxjerrë urdhër në 15 gusht të 2015. Ata akuzohen trafik droge dhe grup i strukturuar kriminal. Maksimumi i dënimit parashikohet 30 vjet.
Por kush janë dy personat e arrestuar?
Ata janë pjesë e një organizate kriminale që vepronte në Venecia, ndërsa në bashkëpunim me policisë shqiptare është goditur në tetor të vitit 2015 (operacioni Enigma), ku në pranga kanë përfunduar 21 persona. Kokat e këtij grupi ishin dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajro, ndërsa Fortuz Hajri është kushëriri i tyre.
24-vjeçari njihej dhe me emrin “ambasadori”. Edhe 53-vjeçari Hajri Balla kishte një rol kryes në këtë grup, që sipas policisë kishte vënë një kapital prej 10 milionë euro./f.g/noa.al/
Operacioni “Enigma”, si i shpëtuan arrestimit dy vëllezërit nga Shijaku
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





