




Sarandë, 6 maj 2016, NOA.al – Konstatohet nga policia e Sarandës rreth 12.9 KG lëndë plasëse të llojit "tritol" në një sipërfaqe toke pa pronar.
Ngjarja është shënuar në lagjen nr.4 Sarandë, në vendin e quajtur "Baba Rexhepi", në një sipërfaqe toke të gërmuar, ku janë gjetur një sasi me lëndë plasëse, me peshë totale prej 12 kilogramë e 900 gramë, të gjitha këto të mbuluar me një rrobë ngjyrë kafe.
Kjo lëndë plasëse ishte e fshehur nën një qeskë plastike ngjyrë blu, ku brenda së cilës ishin të ndara në formë kallëpesh rreth 63 pako, të llojit "tritol", me peshë 200 gramë secila.
Nga hetimet paraprake ka rezultuar se kjo sasi me lëndë plasëse është gjetur në një tokë pa pronarë.
Policia e cila ka shkuar në vendin e ngjarjes po punon për zbulimin dhe kapjen e autorëve./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





