
Unioni i Transmetuesve Evropianë, EBU përmes faqes zyrtare ka bërë të ditur se ka marr vendim për lejimin e flamujve të tjerë, Përkatësisht jo pjesëmarrës në këtë festival evropian të muzikës.
Javë më parë EBU kishte publikuar listën e flamujve që nuk kanë të drejtë të shfaqen në gjatë garës së Eurovisionit, e cila mbahet më 10 maj, ku në mesin e tyre ishte edhe ai i Kosovës.
Por, një gjë e tillë ka shkaktuar pakënaqësi të mëdha në shumë vende të Evropës dhe në Kosovë, e cila gjë ka detyruar organizatorin e festivalit që të heq dorë nga ndalimi i tyre.
EBU thotë se ky vendim është marr pas bisedimeve me delegacionet e shteteve pjesëmarrëse, që të lejojë flamujt kombëtarë, rajonal, lokal të pjesëmarrësve, por, kjo do të lejohet përderisa audienca respekton natyrën jo politike të Eurovisonit.
Reagon Eurovizioni pas fyerjes së shqiptarëve
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





