Transmetuar më 06-05-2016, 20:59

Një ngjarje e dhimbshme dhe e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në festivalin e 46-të të këngës për fëmijë në Gjirokastër.

Kryetari i jurisë Jorgo Roze ka humbur jetën në skenë menjëherë pas dhënies së çmimit të tretë, pa arritur të ndajë çmimet e tjera.

Ngjarja e rëndë ka tronditur spektatoret dhe pjesëmarrësit e pranishëm. Për momentin nuk dihen shkaqet e vdekjes, por dyshohet për atak kardiak.

Klarinetisti dhe muzikanti i talentuar Jorgo Roze, ishte njëri prej intelektualëve më të nderuar të fushës së artit e kulturës, modeli i intelektualit që me devotshmëri, përkushtim e ndjenjë të lartë profesionale, për dekada të tëra i shërbeu artit e kulturës në Gjirokastër.

Pas studimeve të mesme në Liceun Artistik “Jordan Misja” i përfundoi studimet e larta me “Medalje të Artë” në konservatorin e muzikës “Dvorzhak” në Pragë.  Me kthimin në Tiranë, në orkestrën e Radio Tiranës, Jorgua konsiderohej instrumentisti më i mirë i vendit, instrumentist i klasit të parë, por për arsye familjare, la Tiranën dhe u kthehet në Gjirokastër.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd