
Krujë, 6 maj 2016, NOA.al – Një person është arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi janë kapur në flagrancë duke kultivuar lëndë narkotike.
Vesel Sala 65 vjeç, banues në Krujë, është arrestuar në sajë të operacionit “Arameras”, ndërsa u shpall në kërkim dhe po punohet për kapjen e djalit të tij, 40 vjeçari A. Sala, banues në Arameras.
Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në serat e tij, në fshatin Aramera, Krujë, i’u gjetën dhe i’u asgjësuan me anë të djegies, rreth 20 000 bimë narkotike të dyshuara të llojit kanabis sativa.
Lidhur me rastin, materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim të bimëve narkotike”./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





