Transmetuar më 06-05-2016, 19:32

E ardhmja e John Terry për një kohë të gjatë ka qenë burim i shumë spekulimeve, por tani gjithçka është qartësuar pasi ai në fund të sezonit pritet të largohet nga Chelsea.

Sipas tabloidit britanik “Daily Mail” londinezët nuk i ofruan veteranit 35-vjeçar një kontratë rinovimi.

Dyshimet se kapitenit të Chelseas nuk do i ofrohet kontratë e re lindën menjëherë pas largimit nga “Stamford Bridge” të Jose Mourinhos.

Kapiteni i Chelsea ka konfirmuar lajmin në mënyrë sensacionale ku javën e ardhshme ai do të organizojë një “party lamtumire” e cila do të kushtojë plot 22.000 sterlina.

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd