
Kryeministrit Edi Rama duket që dashuria për pikturën i ka lindur herët. Fotoja që shihni më poshtë, është piktura e realizuar nga vetë ai, kur ka qenë në moshën 5-vjeçare. Fotografia u publikua në rrjetet sociale nga Petro Mejdi, i cili foton e ka shoqëruar edhe me një shkrim të shkurtër.
Statusi i plotë i Petro Mjedit në Facebook:
Një vizatim profetik i Edi Ramës në moshën pesë vjeç
Vizatimi i mëposhtëm titullohet “VAPORI I MADH ” dhe është vizatuar nga Edi Rama në moshën 5-vjeç ,yllkë në një nga kopshtet e fëmijëve të Tiranës . Pas thuajse 45 -vjetësh fati e solli që autori i vizatimit të bëhet kapiten i këtij “Vapori të madh ” me emrin Shqipëri .
Vapori i vizatimit ngjan i vjetër dhe me halle, ashtu si Shqipëria e kryeministrit të sotëm ka shumë halle dhe dallgët e detit, e anojnë këndej e andej. Kapiteni është i ri në moshë, por si durrsak i mësuar me detin e dallgëzuar deri tani po e mban mirë.
Dhe sipas mendjes time do të jetë edhe disa vite në timonin e këtij “VAPORI TË MADH” , SHQIPËRISË . SHËNIM: Vizatimi është marrë nga numri 10 i revistës “NËNTORI”, 1970.
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





