
Tiranë, 6 maj 2016, NOA.al – Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Hacker” në kuadër të të cilit janë arrestuar tre persona me akuzën e “shtrëngim me anë të kanosjes për dhënie pasurie”.
Burime nga policia e kryeqytetit bëjnë me dije se janë arrestuar shtetasit Sokol Kraja, 19 vjeç, banues në Tiranë, për të cilin u dha masa e sigurimit personal (në mungesë) “Arrest me burg”.
E. S., 18 vjeç, banues në Tiranë, masa e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje dhe A. B., 18 vjeç, banues në Tiranë, masa e sigurimit personal (në mungesë) detyrim paraqitje.
Këta shtetas dyshohen t’i kenë vënë një gjobë nëpërmjet telefonit shtetases E. P., 19 vjeçe, banuese në Tiranë, pasi dispononin disa pamje intime të saj dhe e kërcënonin se do ti publikonin këto pamje nëse ajo nuk paguante.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan aparate celularë dhe karta të ndryshme SIM./b.l/noa.al/
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





