Transmetuar më 06-05-2016, 17:18

Durrës, 6 maj 2016, NOA.al – Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Helmut Hoffman deklaroi se me miratimin e reformës në drejtësi, Shqipërisë do t’i jepet një vlerësim pozitiv në negociatat për integrimin në Bashkimin Europian.

Deklarata u bë gjatë çeljes së forumit Shqipëri­-Serbi në qytetin e Durrësit.

“Autoritetet më garantuan se reforma do miratohet. Mirëpresim procesin e normalizimit të Kosovës”, u shpreh ambasadori Hoffmann.

I pranishëm në eveniment ishte edhe kreu i Kuvendit Ilir Meta, i cili vuri theksin tek marëdhëniet e Shqipërisë dhe Serbisë, duke thënë se pavarësisht se vendi ynë i ka hequr vizat me Serbinë, këta të fundit ende nuk e kanë bërë diçka të tillë.

“Shqipëria i hoqi vizat me Serbinë, ndërsa Serbia ende jo”, tha Meta.

Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd