

Tiranë, 6 maj 2016, NOA.al – Tre ish-presidentët e Republikës së Shqipërisë, Rexhep Mejdani, Alfred Moisiu dhe Bamir Topi i kanë dërguar një letër kreut të Kuvendit, Ilir Meta për reformën në drejtësi.
Përmbajtja e letrës ka të bëjë me problematikën e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe rëndësia e zgjedhjes së tij nga populli.
Letra me firmat iu dorëzua dhe dorazi kryetarëve të forcave parlamentare të përmendura më lartë.
Në këtë letër tre ish-presidentët janë ndalur edhe te rëndësia që ka reforma në drejtësi si dhe reforma zgjedhore, për të cilën kanë kërkuar që nevoja për këtë reformë të mos përdoret për qëllime politike.
Mesazhi-i-3-presidenteve1
Komentoni mbi këtë lajm më poshtë. Nëse keni diçka për të raportuar mbi këtë temë, na shkruani tek [email protected]
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





