
Këngëtarja Aurela Gaçe ka fshikulluar ashpër disa media, pas shkrimeve të bëra rreth saj lidhur me këngën “Tranzit”, pas postimit të bërë prej saj ku thotë “Kurrë mos paça asnjë klikim, me që sot sukses quhet klikimi”.
Lidhur me interpretimet e bëra nga disa media pas këtij postimi, ajo bën një reagim të gjatë në profilin e saj në Facebook, ku thotë se këngët e saj nuk tërheqin vëmendjen e gazetarëve pasi ato që tërheqin vëmendjen e tyre nuk e fitojnë me pune por me B… ndërsa e kundërta ndodh me publikun.
Postimi i plotë i Aurelës
Uuu Mamiiii erdhi shtriga. Ore paskam shpërthyer e paskam goditur dje unë edhe më e bukura është se nuk ditkam gjë.
Ore media, po si me se s’bën doni të më portretizoni vetëm kështu?
Po si nuk shkruani një herë për mesazhin që përcjell mes atyre këngëve që harxhoj deri edhe në një vit deri sa ti përfundoj?
Për ato 4 minuta që juve ju duken asgjë.
A i kushtuat ndonjë shkrim kësaj kënge ju kur doli????
A e kuptoni pse i bëj këto kënge? Me siguri jo. Madje, madje, kur shkova diku ta promovoj këngën, gazetari më tha: ‘Këto gjëra i ndjeni ju që emigroni se ne këtu jemi mirë’.
Unë zgurdullova sytë kur ai në qetësi tha, ‘NE jemi mirë”
Merreni tekstin një herë mbase ndjeni ndonjë tani.
Dje, sot e nesër, mbase ndjeni.
“E bukur do të ishte të zgjohesha me këngë. Ti thosha “po” fëmijës, do rritesh në këtë vend. Por një dhimbje e kam, e kam e do ta them. Të ardhmen larg këtij vendi ne kërkojmë t’a gjejmë. E unë jam transit, dyjëzuar të rri a të ik. Trazuar me shpresë e frikë. Mes botëve jam unë, vij e ik”
Jo për gjë po se keni kuptuar as thelbin e postimit të djeshëm.
Se kam hallin tek klikimet se ato i kisha blerë me kohë edhe unë edhe do dilja në lajme, 24 orë lançim i këngës edhe menjëherë 300 mijë klikime (po citoj ju) po të doja të gënjeja veten do ta bëja. Madje do t’ia u sillja unë vete lajmin, ashtu siç ju ndodh.
Kam hallin që ju, ju pikërisht ju, merreni vetëm me të jashtmen e kurrë, kurrë me atë që quhet e brendshme.
Mishi të piqet. Të përbrendshmet të bëhen kukurec. E me që unë nuk pranoj të bëhem kukurec, edhe flas ndonjëherë. Hajt tung.
Edhe rrofshin ata që shpikën rrjetet sociale edhe unë flas vete me ata që më duan, se po ta lija në Dorën tuaj????? Pupu.
E dini pse qëndroj e fortë unë? Sepse populli më kupton. Ata e kuptojnë çdo këngë.
Ndërsa ju? S’ju intereson kjo pjesë përderisa nuk përbën skandal. Hajt se këngën e radhës, do ta bëj ndonjë gjë, nga ato që tërheqin vëmendjen tuaj që nuk fitohet me pune por me B… ndërsa e kundërta ndodh me publikun. Kështu që ata i falenderoj me shpirt 1 mijë herë në ditë./a.y/noa.al Aurela Gaçe: Kurrë mos paça asnjë klikim |FOTO
Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd





