Transmetuar më 06-05-2016, 11:53

Instagrami është një prej rrjeteve sociale më të përdorura në të gjithë botën, ku objektivi kryesor është publikimi i fotografive.

Me 3.5 milionë pëlqime, një fotografi ku Justin Bieber dhe Selena Gomez shkëmbejnë një puthje në plazh është vlerësuar si më e pëlqyera. Jo vetëm kaq por kjo foto gjatë pushimeve të këngëtarëve që për disa vite ishin të lidhur bashkë ka marrë edhe 1 milion komente.

Fotoja e dytë më e pëlqyer në Instagram, është ajo e Kendall Jenner ku shihet e veshur me fustan nusërie, ndërsa flokët i ka modeluar si formë zemre. Kjo foto ka marrë afërsisht 3.4 milionë pëlqime./a.y/noa.al

Bashkohu me kanalin e NOA WhatsApp për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd